Teuta firmos me ish-mbrojtësin e Udinezes dhe Xhenoas

Teuta bën një goditje të rëndësishme në merkato në repartin e mbrojtjes. Skuadra durrsake ka siguruar shërbimet e Masahudu Alhasan për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmi në fakt vjen gazetari i njohur italian Xhanluka Di Marzio.

Alhasan ka koleksionuar 4 prezenca në Serinë A, 90 në Serinë B dhe 8 paraqitjeve edhe në Kupën e Italisë. 25-vjeçar i cili ka luajtur edhe me Kombëtaren e Ganës, në Itali është rritur në ekipet e të rinjve të Rimini dhe Xhenoas, për të vijuar rrugëtimin më pas në skuadrat e Novarës, Udinese, Latina dhe Peruxhia ndërkohë që aktualisht ka qenë një futbollist pa kontratë me Teutën që ka përfituar për të angazhuar në radhët e skuadrës së Stavri Nicës. Alhasan është mbrojtës i majtë dhe pritet ti bëjë shumë punë skuadrës durrsake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?