Teuta fiton miqësoren e dytë të zhvilluar në Turqi
Teuta ka fituar minimalisht miqësoren e dytë në Turqi ndaj skuadrës së Osmaniesporit. Skuadra bregdetare ndodhet në Turqi në përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.
Goli i vetëm në duelin e sotëm u shënua nga Amadu Latif në minutën e 70-të. Trajneri Stavri Nica ndërkohë ka filluar që të marrë indiciet e para pozitive nga ndryshimet e shumta që ka bërë në skuadër. Osmaniespor militon në Kategorinë e Tretë turke. Turqit garojnë në grupin e 3-të të kësaj kategorie dhe mbajnë vendin e 11-të.
Nica aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion: Kastrati, Shkalla, Latif, Hrkac, Bilali, Hila, Mustafov, Gjorgjevski, Beqaj, Hakaj dhe Cyrbja.
KOHA JONË SONDAZH

