FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teuta-Flamurtari e trukuar? Osasuna, 1.5 mln euro për të blerë ndeshjet në Spanjë!

Pa kaluar as një muaj nga dyshimet se disa ndeshje në Kategorinë Superiore ishin të trukuara, rezulton se edhe ndeshjet në ligat më të forta të botës janë prekur nga ky “virus”. Së fundmi, “tërmeti” ka rënë në futbollin spanjoll. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Njësia Anti-korrupsion ka vënë në shënjestër ish-presidentin e Osasunas, Miguel Archanco, i cili dyshohet se ka tentuar blerjen e disa ndeshje në fund të sezonit të kaluar, për të siguruar mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll. Bëhet fjalë për 1 mln e gjysmë Euro, që kupola drejtuese e kësaj skuadre i kishte ndarë për të korruptuar lojtarët e skuadrave kundërshtare. Në total po hetohen katër ndeshje, por jo të gjitha me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të drejtuesve të Osasunas, skuadër e cila synonte mbijetesën por që në fund nuk mundi të qëndronte në Primera Division. Në një rast blerja e ndeshjes nga presidenti i Osasunas mbeti thjesht një tentativë, pas refuzimit të lojtarëve kundërshtarë. Në rastet e tjera nuk ndodhi kështu edhe pse paratë nuk përfunduan kurrë në destinacion. Hetimet për klubin spanjoll nuk kufizohen vetëm në tentativat për blerjen e ndeshjeve, pasi autoritetet kanë zbuluar lëvizje të pajustifikuara të parave, që do të hetohen gjithashtu edhe nga Liga e Futbollit Profesionist në Spanjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?