Teuta godet në merkato, pranë firmës me Sabjen Lilaj
Sabjen Lilaj me shumë mundësi do të jetë pjesë e Teutës në pjesën e dytë të sezonit të Superligës. Mesfushori do të vihet në dispozicion të trajnerit Edi Martini, për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi i Teutës nuk e ka konfirmuar ende këtë afrim, edhe pse mësohet se mund të jetë një huazim për pjesën e mbetur të sezonit. 31-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të sezonit, por aventura e tij në klubin kryeqytetas nuk ka shkuar siç duhet, ndaj Lilaj duket se ka vendosur të rikthehet në Superiore
Kujtojmë që në të kaluarën mesfushori ka veshur fanellën e Tiranës, Skënderbeut dhe Kukësit në futbollin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

