FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teuta mund pastër Skënderbeun, merr përkohësisht vendin e dytë (VIDEO)

Teuta ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-0 në “Niko Dovana” kundër Skënderbeut. Durrsakët marrin përkohësisht vendin e dytë në tabelën e renditjes me 33 pikë, në pritje të sfidave të skuadrave të tjera.

Ishte një sfidë aspak e thjeshtë për ekipin e Martinit, që arriti që të bënte detyrën. Në minutën e 32-të, Bregu dhuron spektakël në krahun e majtë, më pas shërben në zonë, atje ku Emiljano Vila e ka të thjeshtë për ta dërguar në kuadrat.

Teuta tentoi që të siguronte fitoren në fraksionin e dytë, por Lorenco Vila humbi një mundësi të mirë. Reagim i vakët nga Skënderbeut që vijon të mbetet e fundit në renditje me vetëm 12 pikë.  Në sekondat e fundit të ndeshjes kishte kohë edhe për një super gol të Erando Karabecit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?