Teuta pranë transferimit të sulmuesit të kombëtares bullgare

Pas largimit të Amadu Latif drejt kampionatit bjellorus, skuadra e Teutës duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për Radoslav Vasilev, i cili është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me skuadrën bregdetare. Skuadra me Blendi Shkëmbin në krye të stolit ka avancuar në bisedimet me qendërsulmuesin dhe tashmë pritet që 28-vjeçari të hedh firmën në kontratën e ofruar nga durrsakët.

Vasilev luan aktualisht në kampionatin bullgar për ekipin e Cherno More, ku u transferua në janar të vitit të shkuar. Lojtari i repartit ofensiv numëron 9 finalizime me klubin bullgar, duke tërhequr kështu vëmendjen e skuadrës shqiptare, që këtë sezon pretendon kualifikimin në Kupat Europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?