Teuta shkatërron Kukësin me 3 gola, por verilindorët dalin të pakënaqur me arbitrimin
Teuta e mbyll vitin në vendin e dytë pas fitores së thellë 0-3 në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit. Ndeshja përmbyllëse e javës së 12-të në fakt dhuroi emocione, nivel të lartë, por edhe episode të diskutueshme, teksa Kukësi pretendoi për dy penalltinë 45-minutat e para.
Në të 65-tën, Emiliano Vila pasi rrëmbeu një top në gjysmëfushën e Kukësit iu afrua zonës dhe lëshoi në mënyrë të befasishme një goditje nga distanca, që përfundoi rrjetë. Vetën katër minuta më vonë, “Djemtë e Detit interpretuan në mënyrë përfekte një kundërsulm të shpejtë, që u finalizua me klas nga Dejvi Bregu.
Kukësi u demoralizua pas dy golave të pësuar brenda katër dhe në minutat shtesë u ndëshkua me të tretin, që ka për autor Lorenco Vilën, i shërbyer më zgjuarsi nga Asion Daja. Mbyllet 0-3 në “Elbasan Arena”, me Teutën që merr një fitore të madhe për objektivat sezonale, ndërsa verlindorët pësuan humbjen e dytë radhazi.
KOHA JONË SONDAZH

