Teuta, Shkëmbi rigjen Latif dhe rikthen Arapin
Amadu Latif nga një shitje e bujshme shndërrohet në një rikthim të bujshëm brenda pak ditësh. Transferimi i ganezit në bjellorusi dukej i kryer me Teutën e cila do të përfitonte 150 mijë dollarë nga shitja e tij por pikërisht detajet e këtij transferimi nuk kanë bërë që shitja e golashënuesit të dështojë. Shaktior kërkonte që pagesën për kartonin e Latif ta kryente me këste, një pagesë e cila do të ishte e plotë në 2020, ky detaj por dhe paga personale e Latif bën që ganezi të rikthehet sërish në Durrës.
Në kushte të tilla, Latif mund të konsiderohet si blerja më e madhe e Teutës në këtë merkato dimri, sigurisht që trajneri Bledi Shkëmbi nuk është mërzitur nga ky transferim i dështuar, Latif ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në dy fazat e para teksa arriti të shënojë 9 gola në 18 javë kampionat. Me ofensivën sërish të blinduar, Teuta vijon punën për të përforcuar edhe mbrojtjen.

Pas Frashrit, bregdetarët janë vënë në lëvizje për të afruar në skuadër, Renato Arapin. Ish mbrojtësi i Kombëtares dhe shume ekipeve në Superiore shton dhe më shumë zërat që flasin për një rikthim të tij në shtëpi teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale në ambientet e spitalit rajonal të Durrësit, prezantimi i tij mbetet thjeshtë çështje kohe.
KOHA JONË SONDAZH

