FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

The Sun: Messi largohet nga Barcelona, ja negociatat me klubin e ri…

Lajmi sensacional vjen nga Anglia. Babai i Lionel Messit dhe sheikët e Manchester Cityt kanë nisur negociatat që verën e ardhshme të transferojnë 5 herë fituesin e “Topit të Artë” në “Etihad Stadium”.

Është tabloidi britanik “The SUN” e cila shkruan se babai i Messit, Jorge, tashmë ka nisur kontaktet me Pep Guardiolan dhe drejtorin sportiv të Cityt, Txiki Begiristain.

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë shumë e paqartë pasi sulmuesi argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët është paralajmëruar që Messi do të vazhdojë kontratën me Barcelonën por deri tashmë nuk ka asnjë zyrtarizim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas largimit të Neymarit, Barcelona rrezikon të pësojë një tjetër goditje të rëndë pasi Messi cilësohet si emblema e katalanasve.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?