Tiago Silva ngre zërin: Kavani dhe Pastore po dëmtojnë ekipin!
Tiago Silva përpiqet që të vendos nën kontroll situatën te skuadra e PSG. Kapiteni i skuadrës franceze ka komentuar situatën e dy shokëve të tij, Pastore dhe Kavani, të cilët kanë ardhur me vonesë pas pushimeve dhe janë dënuar nga klubi.
“Kanë bërë diçka që nuk i bën mirë grupit të një skuadre. Pastore më ka thënë se dëshiron të largohet, por nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin. Për Kavanin situata është më ndryshe. Po kalojmë një moment shumë të rëndësishëm, ndaj dhe duhet të jemi të bashkuar. Duhet ta mendojmë këtë gjë para se të bëjmë veprime të tilla, por jam në anën e tyre.
E ardhmja? Më pëlqen që të qëndroj këtu për të mbyllur karrierën time”, ka thënë futbollisti brazilian në një intervistë për mediat franceze.
KOHA JONË SONDAZH

