FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët anglezë nuk e përtypin dot humbjen, shkelma dhe grushte italianëve pas ndeshjes (VIDEO)

 Incidentet pas finales Itali-Angli kanë qenë të shumta.  Mijëra tifozë anglezë kanë mbetur të zhgënjyer mbrëmjen e kaluar në stadiumin e Ëembley-it në Angli, pas humbjes ndaj Italisë.

Ata duket se nuk e kanë suportuar humbjen e kupës së “Euro2020”, pasi kanë mbi një gjysmë shekulli që nuk fitojnë. Kështu, në fund të ndeshjes, teksa italianët festonin brenda stadiumit, sikurse shfaqet në videon e mëposhtme, jashtë ka pasur përplasje mes tifozëve.

Pamjet po bëjnë xhiron rrjeteve sociale teksa shihet se si një grup tifozësh dhunojnë kundërshtarët e tyre  ndërsa ka ndërhyrë policia për t’i ndarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?