Tifozët e Bayernit kërkojnë të ashpërsohet dënimi për Ribery

Sjellja arrogante ndaj tifozëve në rrjetet sociale mund t’i kushtojë shumë Franck Ribery. Francezi në ditët e fundit publikoi një video në të cilën ishte duke ngrënë mish të veshur me arë që kushtonte 1200 dollarë.

Ndjekësit nuk e pëlqyen aspak duke mos i kursyer kritikar. Mesfushori vendosi që t’u përgjigjej me një tjetër status duke i ofenduar në mënyrën më rrugacërore të mundshme. Një reagim i cilësuar i papranueshëm nga Bauerni që e gjobiti me 100 mijë euro.

Gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar, pasi tifozët kërkojnë një dënim më shembullor për të. 75 për qind që morën pjesë në një sondazh të gazetës “Bild” kërkuan largimin e tij të përkohshëm nga ekipi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?