Tifozët e Juves dalin kundër Lukakut: Qëndro në Milano, e kemi portierin e dytë!
Romelu Lukaku është afër transferimit te Juventusi, në një marrëveshje shkëmbimi me Dusan Vlahovic. Kalimi i ish-bomberit të Interit te Juventusi ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët e Interit, por Lukakun nuk e duan as mbështetësit e “Zonjës se Vjetër”.
Këta të fundit kanë shpalosur një banderolë të madhe, duke thumbuar goleadorin 30-vjeçar.
“Lukaku, qëndro në Milano, tashmë ne e kemi portierin e dytë”, shkruhet në mesazhin e Curva Sud, grupimit që bën tifo për Juven.
Ironia lidhet me finalen e Champions League midis Manchester Cityt dhe Interit. Me Lukakun që u kthy si një portier pas një goditje me kokë nga Dimarco.
KOHA JONË SONDAZH

