Tifozët e Legias “varin” presidentin Putin, ja koreografia e veçantë (VIDEO)

Tifozët e Legia të Varshavës kanë shpalosur një baner të veçantë në sfidën e sotme ndaj Lech Poznan në transfertë.

Ultrasit e klubit polak, pjesë e së cilit janë edhe 3 futbollistët shqiptarë, paraqitën në një fotografi të madhe presidentin e Rusisë Vladimir Putin të lidhur me litarë në fyt, teksa mbante veshur fanellën e Lokomotivës së Moskës.

Ky moment është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe është duke bërë xhiron e internetit. Nuk kanë munguar as koret kundër tij për shkak të sulmeve që po bën në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?