Tifozët e Modena protestojnë kundër presidentit me një arkivol

Tifozët italianë të Modena, aktualisht aktive në divizionin e tretë, protestuan kundër presidentit të kompanisë me një funeral simbolik, diçka që u mbështet të hënën nga lojtarët e klubit në një deklaratë zyrtare.

“Lojtarët e Modena nuk donin të merrnin përgjegjësitë e një situate groteske. Në këtë kohë nuk jemi të interesuar për të gjetur një fajtor, por duam të luajmë dhe të mbikqyremi,” – thuhet në mesazhin e lëshuar nga Shoqata e Futbollistëve Italianë (AIC). Në fakt, bashkia e Modenës i mohoi klubit të qytetit mundësinë e përdorimit të stadiumit “Braglia”, sepse presidenti Antonio Caliendo kërkon kohë për të paguar kuotën përkatëse të parave, shkruan telesport.

Kështu, stafi i ekipit të Modena u bashkua me protestat e tifozëve të tyre, të cilët paraditen e së dielës, në afërsi të stadiumit, këndonin këngë kundër Caliendo dhe drejtorëve të tjerë të klubit. Në mesin e tifozëve ka pasur disa, që mbanin një arkivol në krahë me ngjurat dhe stemën e klubit, duke krijuar një funeral simbolik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Modena është një ekip që në historinë e vet ka luajtur 13 sezone në Seria A, në nivelin e lartë të futbollit italian. Caliendo, presidenti aktual i ekipit, dikur ishte përfaqësues i lojtarëve të klasit botëror si Aldair Nascimento, Maicon Douglas, Carlos Dunga, Daniel Passarella i Argjentinës, Roberto Baggio dhe francezi David Trezeguet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?