Tifozët i përgjigjen Milanit, mbi 70 mijë në duelin vendimtar për Champions

Atmosfera në San Siro pritet të rikthehet elektrizuese të dielën në mbrëmje, kur Milan do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon ndaj Cagliari.

Pas një mbrëmjeje zhgënjyese kundër Atalanta, ku tifozët protestuan dhe u larguan nga tribunat pas humbjes së rëndë 3-0, këtë herë pritet një tjetër panoramë në stadiumin legjendar të Milanos. Sipas raportimeve, pjesëmarrja do të kalojë shifrën e 70 mijë spektatorëve, me tifozët kuqezi të gatshëm të mbështesin ekipin në objektivin për një vend në UEFA Champions League.

Sfida ndaj Cagliarit do të përfaqësojë edhe 90 minutat e fundit të sezonit në shtëpi përpara finales së madhe, me shpresën që mbrëmja të shndërrohet në festë për tifozët milanezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëkohësisht, ndeshja mund të ketë edhe një dimension emocional, pasi nuk përjashtohet mundësia që tifozët t’u japin lamtumirën disa lojtarëve, të ardhmja e të cilëve mbetet e paqartë. Emra si Fikayo Tomori dhe Rafael Leão përmenden mes atyre që mund të mbyllin ciklin me fanellën kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë, vëmendja mbetet edhe te Luka Modrić, me tifozët që shpresojnë ta bindin veteranin kroat të vazhdojë aventurën edhe për një sezon tjetër në Milano.

Për ta bërë mbrëmjen edhe më speciale, Milan do të zbresë në fushë me fanellën e re të dizenjuar nga Puma SE, e cila do të prezantohet për herë të parë para publikut të “San Siro”-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?