Tifozët injorojnë Superkupën, nuk janë shitur as 400 bileta

Superkupa mbetet trofeu më i pavlerë në Shqipëri. Përveç kupës në kuptimin e saj fizik dhe medaljeve që akordon FSHFja, ekipi fitues nuk përfiton asgjë financiarisht.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky fakt, zhvlerësimi shtohet kur mendon që kjo finale është caktuar që të luhet vetëm 24 orë pas ndeshjes së Kombëtares.

Për të kuptuar një gjë të tillë, mjafton të shohësh edhe interesin e tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri dje ishin shitur diçka më pak 400 bileta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një shifër qesharake kjo, edhe pse përballë do të jetë fituesja e kampionatit dhe ajo e Kupës së Shqipërisë.

Duke qenë se vëmendja e gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë te ndeshja e kuqezinjve me Maqedonisë, zyra për shtyp ka “harruar” që të njoftojë edhe për akreditimin e mediave, sikundër ndodh zakonisht për një ndeshje.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?