FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët kuqezi i kërkojë falje Canës: Përgjithmonë Kapiteni ynë

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, legjendari Lorik Cana, i jep sonte lamtumirën futbollit të luajtur përmes një ceremonie speciale që FSHF ka organizuar para ndeshjes Shqipëri-Itali. Por nuk do të jenë të grupuar dhe me banerin e tyre “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët i kanë dhënë tonin stadiumeve në mbarë Europën sa herë ka luajtur ekipin ynë kombëtar.

Tifogrupi iu lut Lorik Canës ta shtynte ceremoninë, por vetë ish-kapiteni deklaroi se kjo ishte e pamundur, për shkak se ishte shumë vonë dhe pastaj nuk ka vlerë asnjë lloj organizimi.

Nga ana tjetër, “Tifozat Kuq e Zi” nuk e prishën bojkotin për ndeshjet brenda, edhe pse përballë sonte është Italia kundërshtar apo qoftë edhe për ceremoninë e Lorik Canës. Megjithatë, “Tifozat Kuq e Zi” kanë falenderuar ish-kapitenin përmes një statusi në profilin e tyre zyrtar në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi

Swiss Digital Mobile Reklama

Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot, siç kemi bërë për vite me radhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan! Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti! P.s. Tani të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku! #FaleminderitKapiten #LorikCana5”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?