FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Tifozët Kuqezi” i kërkuan të shtyjë lamtumirën, përgjigjet ish-kapiteni Lorik Cana

Në ndeshjen me Italinë është vendosur që për Lorik Canën, ish-kapitenin e Kombëtares, të zhvillohet ceremonia e lamtumirës.

Vendimi është bërë publik kohë më parë, kur pati edhe një reagim të grupimit “Tifozët Kuqezi”.

Ky grupim i kërkoi Canës ta shtynte lamtumirën, sepse ata e kanë bojkotuar Kombëtaren në këtë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe Cana e ka dhënë përgjigjen në lidhje me këtë çështje në një intervistë për “Sport Ekspres”, ku shprehet:

Swiss Digital Mobile Reklama

“E kemi vendosur lamtumirën për ndeshjen me Italinë. Kam biseduar me tifozët kuqezi dhe i kam sqaruar pse kjo lamtumirë duhet bërë tani dhe jo më vonë. Eshtë çështje kohe, sepse nuk ka sens të bëhet më vonë. Respektoj vendimin e tifozëve për bojkot. Dëshira ime është që të ishin aty, por i respektoj dhe u jam mirënjohës. Respektoj pozicionin e tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?