Tifozët lënë tribunat në Porto – Estoril, rrezikonin të shembeshin (Video)
Ndeshja e futbollit Porto – Estoril u braktis nga fansat thuajse në mes të saj, pasi ata u tmerruan nga frika se stadiumi mund të shembej.
Çarje filluan të shfaqeshin në tribuna në Estadio Antonio Coimbra da Mota dhe autoritetet i njoftuan mbështetësit në fushë për të shmangur një tragjedi.
Të gjitha kishin frikë se tribunat do të shembeshin gjatë ndeshjes. Stadiumi është ndërtuar në vitin 1939 dhe mund të mbajë 8.000 tifozë.
Zyrtarët e sigurisë i kërkuan 2,500 apo më shumë tifozëve të Portos që të linin tribunat dhe të vendoseshin në qendër të fushës së blertë.
Pas një shtyrje prej gjysmë ore, ndeshja u braktis përfundimisht. Nuk pati njoftime për të plagosur.
“Pas takimeve midis përfaqësuesve të Estoril, Porto, Ligës Portugeze dhe forcave të sigurisë, u vendos që kushtet e sigurisë nuk u përmbushën për të vazhduar ndeshjen”, thuhet në deklaratën e klubit të Estoril.
Estoril po e mundnte Porton me rezultatin 1-0 falë gjuajtjes së lirë të Eduardo kur tifozët miq u futën në fushë nga frika e shembjes së stadiumit.
KOHA JONË SONDAZH

