Tifozët skocezë mbajnë premtimin, japin 5 mijë paund për fëmijët autikë

Grupimi i tifozëve skocezë ”Tartan Army Sunshibe Appeal” ashtu siç kishin premtuar, kanë dhënë 5 mijë paund për fëmijët shqiptarë me probleme shëndetësore, kryesisht për fëmijët autikë dhe fëmijët me sindromën “doën”.

Përfaqësuesit e këtij grupimi ka qenë paraditen e sotme në qendrën “Jonathan” në kryeqytet, ku kanë kaluar disa momente me këta fëmijë dhe kanë bërë dorëzimin e çekut, siç e tregojnë edhe këto foto.

Në postimin e bërë në faqen e tyre, ky grupim ka vlerësuar pritjen e mrekullueshme dhe atmosferën fantastike që kanë gjetur në këtë qendër. Tifozët skocezë meritojnë komplimente pa fund, pasi këtë nismë ata e marrin në çdo vend që shkojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozët skocezë kanë disa ditë që kanë ardhur ne vendin tonë dhe janë shprehur shumë të kënaqur për mënyrën si i kanë pritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e Tartan Army Sunshine Appeal

Fotografia e Tartan Army Sunshine Appeal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?