FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët vërshëllejnë Italinë në “Reggio Emilia”, Verrati: Nuk e kuptoj çfarë duan më shumë?!

Në Grupin G të kualifikueseve të Botërorit ku bën pjesë edhe Shqipëria, kombëtarja e Italisë arriti të merrte një fitore minimale 1-0 kundër Izraelit duke hedhur një hap tejet të sigurtë për vendin e dytë. Pozicion i cili duhet theksuar se nuk iu siguron “auxërrëve” pjesëmarrjen direkte në “Rusi 2018” pasi më parë duhet të luajnë dy ndeshje “play-off” kundër një kundërshtari që e përcakton shorti.

Gjithsesi rezultati ishte pozitiv por tifozët italian që ishin në takimin e luajtur mbrëmë në stadiumin “Reggio Emilia” nuk nguruan të vërshëllenin kombëtaren e tyre. Por vërshëllimat nuk janë pritur mirë nga lojtarët me Verrati-n që ka ngritur zërin duke u shprehur se nuk i meritojnë pasi kanë marrë vetëm një humbje, atë kundër Spanjës.

“Nuk jam aspak dakord me kritikat që kanë vërshuar kundër nesh këto ditë dhe akoma më shumë me vërshëllimat ndaj Izraelit. Përveç ndeshjeve me Spanjën, ku kemi marrë një barazim dhe një humbje, i kemi fituar të gjitha. Jemi një grup i ri, çfarë mund të bëjmë më shumë, për momentin?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë duan më shumë tifozët nga ne, pasi jemi ende një skuadër në ndërtim e sipër?! Fakt është që Spanja është superiore ndaj nesh në këtë moment dhe ne duhet thjesht të përmirësohemi si Itali”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?