Tifozi “i çmendur” anglez, qeras me urinë portierin e skuadrës kundërshtare
Tifozët angleze “surprizojnë” sërisht me fantazinë e tyre.
Një moment qesharak aq edhe i pazakontë është shënuar në ndeshjen e Championship-it anglez, mes QPR dhe Middlesbrough.
Një tifoz i skuadrës mike është filmuar nga një kamera amatore duke urinuar në shishen e ujit të portierit të QPR-së, Alex Smithies.
Pas këtij veprimi tifozi e ka hedhur në drejtim të portierit shishen, dhe më pas është larguar nga stadiumi.
Video është publikuar në rrjetët sociale duke bërë dhe xhiron e botës.
Sipas mediave angleze ky veprim i ka kushtuar shtrejtë tifozit, me këtë të fundit që është ndaluar nga stjuardët e stadiumit dhe pritet që muajin e ardhshëm të paraqitet përpara gjykatës për të marrë dhe dënimin e merituar.

KOHA JONË SONDAZH

