“Timo Verner është një bir k…”. Tifozët e Gjermanisë vazhdojnë avazin kundër golashënuesit

Timo Verner është një nga yjet e rinj të kombëtares gjermane dhe po fiton hapësira të rëndësishme në skuadrën e Joakim Lëv, duke e shpërblyer aktivizimin me gola. Por ai ka një problem shumë të madh me tifozerinë gjermane, e cila vazhdon ta fyejë në stadium, edhe pse ai po kontribuon në fitoret e skuadrës së tyre.

Edhe sot, në Pragë, ka ndodhur e njëjta gjë. Timo Verner gjeti rrjetën që në minutën e katërt të ndeshjes ndaj Republikës Çeke, por në vend të duartrokitjeve, nga tribuna ku ishin vendosur tifozët e Gjermanisë nisi kori “Timo Verner është një bir k…”.

Futbollisti i cili ka shënuar 4 gola në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur me Gjermaninë, është “fajtor” i një episodi të ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar. Sulmuesi i Lajpcig simuloi për të fituar një penallti ndaj Shalkes dhe që nga ai moment, është kthyer në një emër të urryer për tifozët gjermanë. Edhe pse trajneri Lëv ka bërë publikisht thirrje që fyerjet ndaj tij të marrin fund, kjo nuk ka efekt, siç u pa edhe sot pas golit të 21-vjeçarit./panoramasport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?