Tirana eliminohet me turp nga Korabi, Dinamo kualifikohet në shtesë
Tirana është eliminuar në mënyrë surprizë që në raundin e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë. Kampionët e Shqipërisë u befasuan (0-1) në kohën shtesë nga Korabi pasi koha e rregullt u mbyllë në barazim 0-0. Në minutën e 119-të, Kuka do të shokonte bardheblutë duke i dhënë fitoren e madhe ekipit nga Peshkopia.
Bylisi, që u mposht me rezultatin 1-2 nga Dinamo në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit. Mallakastriotët kaluan të parët në avantazh me anë të Anthony Beji në pjesën e parë, ndërsa dinamovitët barazuan me anë të Xhixhiua, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej në barazim 1-1.
Në kohën shtesë prej 30 minutash, ishte braziliani Da Silva që pas një aksioni të shpejtë të kryeqytetasve, dribloi portierin Pano Qirko dhe u ndal me faull nga ky i fundit, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh. Ishte vetë braziliani më pas që ekzekutoi gjuajtjen nga pika e penalltisë dhe shënoi golin që vlen kualifikimin në çerekfinale për Dinamon.
KOHA JONË SONDAZH

