FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana fundos në krizë Teutën, Skënderbeu shkatërron me “poker” Kastriotin

Tirana ka rrëmbyer një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesë, duke përfituar edhe nga humbja e Kastriotit ndaj Skëndenderbeut. Bardheblutë fituan 3-1 ndaj Teutës në Durrës, në një ndeshje që dhuroi shumë gola dhe emocione.

Në minutën e 42-të, do të ishte Oduamandi pas një sprinti fantastik, që do të shënonte duke kaluar topin mes këmbëve të portierit. Në pjesën e dytë, në të 66-n, bardheblutë shënuan edhe golin e dytë me Edon Hasanin, që shërbehet mjaft mirë në zonë nga shoku i tij.

Teuta përpiqet që të reagojë me një veprim të bukur akrobatik të Kamara, por Karabeci nuk e kishte thënë, fjalën e fundit, pasi do të shënonte me një goditje nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu shkatërron Kastriotin në shifrat 4-0, duke i dhënë një goditje të fortë për mbijetesën miqve. Muzaka hapi serinë e golave që në minutën e 14-t, ndërkohë që në çerekoheshin e fundit, do të shpërthenin me tri gola të tjerë. Oto John dhe dy herë Krasniqi shkatërruan skuadrën krutane. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?