Tirana zyrtarizon rikthimin e Elvi Berishës pas 5 sezonesh

Tirana prezanton një tjetër blerje për sezonin e ri. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë firmosur me Elvi Berishën, i cili vjen nga Skënderbeu, ekip ku luante prej janarit të vitit 2021.

23-vjeçari nga Fieri luan si sulmuesi i majtë dhe gjatë aventurës në Korçë realizoi 11 gola në total. Berisha ishte pjesë e Tiranës edhe përpara se të transferohej në Spanjë te Leganes pesë vite më parë.

Tirana ka zyrtarizuar lojtarin ofensiv në një postim në faqen zyrtare. Ky është afrimi i shtatë i bardhebluve, që pak ditë më parë shitën Taulant Seferin në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?