Tiranës i bashkohen dy blerjet e reja të merkatos së janarit

Tirana ka bërë dy blerje të reja në merkato e janarit. Muhamed Musa dhe Keneth Muguna i janë bashkuar shokëve të rinjve në Antalia. Për bardheblutë konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të ndërtimit të një skuadre kompetitive edhe në Kategorinë Superiore, me rikthimin në elitë që është objektivi primar i këtij sezoni.

Trajneri Ze Maria, i cili ka kërkuar me ngulm të dy futbollistët, që i njeh mirë pasi vijnë nga Gor Mahia, skuadër që vetë braziliani ka drejtuar më parë në Kenia. Pjesë e grupit në dispozicion të tij është dhe maqedonasi Aleksandër Ristevski, por ky i fundit duhet të marrë miratimin e trajnerit, nëse do të mbetet në ekip.

Tirana vijon përgatitjet intensive në Turqi ku ndodhet që prej 13 janarit dhe ka zhvilluar deri më tani dy miqësore, ku ka barazuar me kazakët e Tobol dhe rusët e Khabarovsk. Bardheblutë do të kthehen në kryeqytet këtë të enjte për t’ju dhënë dorën e fundit përgatitjeve për kampionatin e Kategorisë së parë që nis të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?