Titulli i revokuar i Skënderbeut, Gjykata e Lozanës vendos më 22 Janar

Sezoni 2015-2016 në kampionatin shqiptar vijon të mbetet pa një ekip kampion. Skënderbeu triumfoi në fushë duke fituar garën me Partizanin, por ai titull iu hoq nga Federata Shqiptare e Futbollit pas dënimit që UEFA aplikoi ndaj korçarëve për shkak të dyshimeve për trukim të rezultateve në kupat e Europës.

Klubi bardhekuq më datë 4 Gusht të vitit 2017 e dërgoi çështjen në gjykatën e arbitrazhit sportiv duke e konsideruar të pa drejtë vendimin e institucionit që drejton futbollin në vendin tonë. Gjykata e Lozanës tashmë ka përcaktuar edhe datën kur do të jepet verdikti përfundimtar në lidhje me titullin kampion të vitit 2016. Më 22 Janar KAS do të vendosë në do ti japë të drejtë Skënderbeut apo do të qëndrojë në fuqi ndëshkimi i ndërrmarrë nga komisioni i etikës në FSHF.

Partizani që në atë sezon përfundoi në vendin e dytë i ka dërguar një shkresë zyrtare Federatës Shqiptare ku kërkon që ai titull ti atribuohet klubit të kuq, dhe do të jetë pikërisht vendimi i KAS-it ai që do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë, megjithëse duke iu referuar burimeve brenda organizmit drejtues të futbollit tonë , ekziston edhe mundësia që ai titull të mbetet i revokuar pra pa një skuadër kampione , siç është rasti i sezonit 2004-2005 në Serinë A pas dënimit të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?