Tjetër aksident i frikshëm në Moto GP, motori i Vinales merr flakë (VIDEO)
Frikë serish në Moto GP. Pas aksidenteve në fundjavën e kaluar, edhe ditën e sotme ka pasur një incident nga Vinales.
Piloti i Yamaha-s humbi kontrollin e motorit, duke u rrëzuar, ndërkohë që më pas mjeti shkoi në drejtim të jastëkëve mbrojtës të pistës, ku edhe mori flakë.
Spanjolli nuk arriti të frenonte, teksa ishte në shpejtësinë 200 km/orë. Gjithsesi për fatin e tij të mirë, ai nuk pësoi asgjë. /Koha Jone/
https://twitter.com/i/status/1297511386008793089
KOHA JONË SONDAZH

