Tjetër surprizë në Superiore, Vora mposhtë Egnatian
Një rezultat surprizë është regjistruar në javën e 33-të të Abissnet Superiore, ku Vora ka triumfuar 2-0 në transfertë ndaj Egnatia. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë u vendos nga dy episode kyçe dhe nga paraqitja vendimtare e Kasalla, autor i të dy golave.
Vora kaloi në avantazh që në minutën e 4-t, duke përfituar nga një gabim i portierit Tandilashvili, të cilin Kasalla e shndërroi në gol. Vendasit reaguan dhe kërkuan barazimin, por pa arritur të konkretizojnë rastet e krijuara.
Në minutën e 26-të, miqtë fituan një penallti, të cilën Kasalla e ktheu në gol për 2-0. Deri në fundin e pjesës së parë, Egnatia ishte pranë rrjetës me tentativat e Bakayoko dhe Albanese, por pa sukses. Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe pa shumë raste të pastra. Në minutën e 80-të, Egnatia gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Vora ngjitet në kuotën e 35 pikëve, duke barazuar Tirana dhe Bylis në luftën për mbijetesë, ndërsa lë pas Flamurtari në vendin e fundit. Nga ana tjetër, Egnatia mbetet në vendin e tretë me 54 pikë, por regjistron humbjen e tretë radhazi në kampionat.
KOHA JONË SONDAZH

