Tomori: Humbja e Partizanit një aksident, objektivat nuk ndryshojnë

Një aksident! Megjithë shijen jo të mirë që la, humbja 2-0 e Partizanit përballë Laçit ishte vetëm një prej befasive të futbollit. Debutimi larg pritshmërive në këtë sezon shkaktoi zhgënjim, por sipas drejtuesit të klubit të kuq, Genc Tomori nuk ndikon në objektivat e klubit drejt titullit kampion.

“Nuk na vjen mirë. Zhgënjeym me rezultat. Megjithatë ishte vetëm ndeshja e parë, objektivat nuk ndryshojnë dhe Partizani do të synojë titullin.”

Ashtu siç është normale në çdo skuadër të rinovuar, makinerisë së kuqe mund ti nevojitet pak kohë për të funksionuar në mënyrën më të mirë. Në pritje të paraqitjeve më të mira, në klub janë të bindur se kjo ka qenë merkato më cilësore e Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që ndodhi ndaj Laçit ishte thjesht një aksident. Kjo është merkato më e mirë që klubi ka bërë krahasuar me vitet e tjera.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Tifozët por edhe opinioni presin debutimin e Edgar Çanit. Ish-sulmuesi i Kombëtares ishte një prej goditjeve të mëdha në merkato dhe po punon të rikuperohet nga dëmtimi në kohë për supersfidën me Kukësin.

“Edgar Çani është pjesë e skuadrës dhe kjo mendohet të jetë java e tij. Megjithatë do të varet nga gjendja e futbollistit dhe nga stafi teknik”, tha ai për supersport.

Tomori argumentoi edhe për masën disiplinore ndaj kapitenit Hoxha, që ndaj Laçit mbeti jashtë formacionit, duke i mëshuar disiplinës brenda ekipit, por edhe zgjedhjeve teknike ku Batha por edhe disa titullarë të tjerë të sezonit të kaluar qëndruan në stol.

“Nuk ka çështje Hoxha, por mungesa e tij në fushë ishte një tregues se klubi i mëshon disiplinës. Përsa i takon mosaktivizimit të Bathës, po flasim vetëm për një ndeshje, në të cilën nuk luajtën as Malota e Krasniqi. Te Partizani ka 23 futbollistë, që janë të gjithë rëndësishëm.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?