Tonali kritikon trajnerin Pioli: Të paktën të provoja portën …

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Bergamo përballë Atalanta-s.  Një barazim që nuk ka lënë shije të mirë te skuadra e Pioli-t, ndërsa Tonali nuk kurseu edhe “kritikat” për trajnerin. Mesfushori u rikthye nga dëmtimi dhe kërkoi zëvendësimin që në minutën e 70-të, por diçka e tillë nuk ndodhi.

“Pata fatin e keq që arrita në Bergamo pa minuta në këmbë dhe natyrisht forma ime fizike nuk ishte në kondicionin e duhur. Në minutat e fundit kam luftuar me veten, por nuk kisha çfarë të bëja, kështu që shtrëngova ‘dhëmbët’. Ajo gjendje ndikoi dhe te momenti që duhej të bëja më mirë, të paktën të provoja portën.

Mendoj se nuk ndihemi ndryshe, por duhet të kuptojmë se ky është një kampionat tjetër. Është gjë normale, pasi fiton “titullin”, rikthehesh me entuziazëm. Nuk kishim përqendrimin e duhur, e nisëm sikur të ishte java e 39-të e Serie A dhe jo e dyta. Besoj se ky ishte gabimi ndaj Atalanta-s”, deklaroi Tonali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?