Toni Kroos kritikon lojtarë që zgjedhin Arabinë: Gjithçka rrotullohet rreth parave!

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos flet hapur dhe ka përdorur edhe një herë podcast-in e tij si një platformë për të kritikuar gjendjen aktuale të futbollit. Mesfushori gjerman ka kritikuar lojtarët që transferohen në Arabinë Saudite, duke i akuzuar ata si mercenarë.

Kroos ka hedhur poshtë idenë se futbolli i Arabisë Saudite është diçka tjetër veçse një dëshirë për t’u pasuruar.

“Është thënë se futbolli atje është ambicioz, por gjithçka rrotullohet rreth parave. Në fund, është një vendim për para dhe kundër futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veteranët? Atëherë fillon të jetë e vështirë për futbollin që të gjithë e njohim dhe e duam, secili duhet ta marrë këtë vendim për veten e tij, si Cristiano Ronaldo, i cili vendosi ta bëjë atë në fund të karrierës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por bëhet shumë e vështirë kur lojtarët, të cilët janë në mes të karrierës së tyre dhe kanë cilësinë për të luajtur për klubet më të mira në Europë, vendosin të bëjnë këto ndryshime”, ka thënë Kroos për ‘”infach Mal Luppen”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?