Totenhem nuk ndalet, mund Hadersfilld dhe merr vendin e tretë (VIDEO)
Totenhem i jep një mesazh të rëndësishëm Juventusit në prag të ndeshjes së kthimit në Champions League. “Gjelat” e Londrës kanë fituar me lehtësi 2-0 ndaj Hadersfilld. Skuadra e Poketinos gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27-të me Son Heung-Min.
Në pjesën e dytë sulmuesi i Totenhem realizoi golin e dytë personal në minutën e 54-t. Kejn edhe pse luajti në të gjithë ndeshjen nuk mundi që të gjente golin.
Totenhem është ngjitur në vendin e tretë me 58 pikë, duke konfirmuar momentin shumë pozitiv që po klojnë në këtë fazë të sezonit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

