Tottenham drejt eliminimit, ndalet edhe nga PSV në Holandë (VIDEO)
Tottenham ka barazuar 2-2 në fushën e PSV-së, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Grupit B. Kanë qenë vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh me Lozano-n në minutën e 30-të, duke përfituar nga një gabim i “Spurs”. Festa e vendasve ka zgjatur vetëm 9 minuta, me Lucas Moura që ka barazuar takimin.
Miqtë kaluan sërish në avantazh në minutën e 56-të të pjesës së dytë me Kane, që coi në rrjetë një krosim të Eriksen. 10 minuta nga fundi, Lloris ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli ndaj Lozanos. Holandezët kanë përfituar nga superioriteti numerik dhe kanë shënuar golin e barazimit 2-2 me De Jong në minutën e 87-të.
Ky barazim i shërben më shumë Barcelona-s dhe Inter-it, që do të përballen pas pak në “Camp Nou”. Spanjollët dhe italianët, në fakt, kryesojnë grupin me nga 6 pikë, ndërsa Tottenham dhe PSV kanë nga një pikë.
Ndërkohë, takimi i luajtur mes Club Brugge dhe Monaco, i vlefshëm për Grupin A, është mbyllur në barazim 1-1.
KOHA JONË SONDAZH

