Tottenham i shkakton humbjen e parë Manchester United (VIDEO)

Tottenham ka arritur një fitore spektakolare 2-0 ndaj Manchester United në shtëpinë e saj duke dhënë sinjale shumë pozitive në këtë sezon.

Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja anët, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me porta të paprekura. Në 45 minutat e dyta “Spurs” u treguan më kërkues dhe gjetën avantazhin në minutën e 49-të me Sarr.

“Djajtë e Kuq” tentuan të gjenin barazimin, por pa sukses. Një autogol i Martinez në minutën e 83-të i dha një goditje të rëndë Djajve të Kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-0 me Tottenham që pas raundit të dytë të Premier League renditet në vend të katërt me katër pikë, ndërkohë që United pësoi humbjen e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?