Tottenham kualifikohet me 7 gola, AEK eliminon Wolfsburgun (VIDEO)

Tottenham ia doli të kualifikohet për në fazën e grupeve të Ligës së Europës, pasi mposhti mbrëmjen e sotme izraelitët e Maccabi Haifa me rezultatin tenistik 7-2. Kapiteni Harry Kane ishte protagonist për ‘Spurs”-at, pasi ia doli të dërgojë topin tre herë në rrjetë dhe me pas ta marrë në shtëpi, ndërsa Lo Celso me një dopietë dhe Lucas e Dele Alli kompletuan goleadën për skuadrën e Jose Mourinhos.

Sportingu i Lisbonws u befasua në shtëpi nga austriakët e Lask Linz. Këta të fundit ia dolën të triumfojnë në mënyrë surprizë me rezultatin e thellë 1-4, të ndihmuar edhe nga fakti që portugezët luajtën për rreth 35 minuta me një lojtar më pak.

Skocezët e Rangers ia dolën të kualifikohen falë fitores 2-1 ndaj gjigantëve turq të Galatasarayt, me këta të fundit që nuk do të marrin pjesë në Europë këtë sezon dhe do të duhet të përqendrohen vetëm te kampionati. Po me shifrat 2-1 triumfoi edhe AEK-u i Athinës përballë gjermanëve të Wolfsburgut dhe u kualifikua për në fazën e grupeve të Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?