Tottenham-United, zbulohen formacionet e super ndeshjes në Premier League
Tottenham Hotspur dhe Manchester United përballen në Londër në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 22-të në Premier League, në një sfidë tepër delikate për vetë ambiciet e këtyre dy klubeve në elitën e futbollit në ishull.
Trajneri Pochettino i ka besuar formacionit të tij të zakonshëm në skemën 4-1-2-1-2 me Dele Allin që do të jetë në mbështetje të dyshes Son dhe Kane.
Në krahun jetër Solskjaer i beson formacionit 4-2-3-1, teksa Lingard, Pogba dhe Martial formojnë treshen pas Rashford, i cili në sfidat e fundit luan si qendërsulmues.

KOHA JONË SONDAZH

