Tottenham zhytet në krizë, “Dhelprat” i shkaktojnë humbjen e dytë radhazi (VIDEO)
Humbja ndaj Liverpoolit ka lënë gjurmë të Tottenhami. Skuadra e Mourinhos ka pësuar disfatën e dytë radhazi, këtë herë kundër Leicester 0-2. Në shtesën e pjesës së parë, “Dhelprat” fituan një penallti, që do të kthehej në gol nga i përhershmi Vardy.
Në fraksionin e dytë, Tottenham nuk arriti që të reagonte, madje do të pësonte edhe golin e dytë. Në minutën e 59-të, Vardy godet me kokë brenda zonës, teksa mbrojtësi Toby Alderweireld e shtyn në rrjetën e tij. Pas kësaj disfate “Spursat” e shohin veten në vendin e katërt me 25 pikë, 6 më pak se Liverpooli kryesues. Leicester ndërkohë mbajnë vendin e dytë me 27 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

