Tottenhami i Contes ndal Liverpoolin, City më pranë titullit (VIDEO)
Tottenhami i Antonio Contes arriti që të merrte një barazim 1-1 në mitikun “Anfield”, rezultat që favorizon Manchester City në garën për titullin. Pika e sotme ka ngjitur “The Reds” përkohësisht në vend të parë me 83 pikë, po aq sa City që nesër pret Newcastle në shtëpi.
Tottenham kaloi në avantazh në minutën e 56-të. Kapiteni Kane lëvizi bukur, pasoi për Ryan Sessegnon, ndërsa ky i fundit dhuroi një asist për Son Heung-Min, i cili dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur heshtjen në “Anfield”.
Vendasit ndërruan marsh dhe barazuan çerek ore nga fundi, duke pasur edhe pak fat. Luis Diaz goditi në hyrje të zonës, ndërkohë që topi mori një devijim nga mbrojtja e Tottenhamit. Merr fund ecuria fantastike prej 12 fitoresh radhazi dhe pesë ndeshjesh pa pësuar në “Anfield” për Liverpoolin.
KOHA JONË SONDAZH

