Tottenhami ngec në derbin ndaj Brentfordit, spektakël vetëm në 45 minutat e para (VIDEO)
Tottenham nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 2-2 në derbin ndaj Brentford, sfidë e javës së parë në Premier League.
Të katër golat u realizuan në pjesën e parë, që ishte spektakolare dhe shumë e bukur. Të parët kaluan në avantazh Spurs.
Romero shënoi menjëherë, por u dëmtua dhe u zëvendësua më pas. Vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin brenda 9 minutave. Me anë të kamerunasit Bryan Mbeumo me penallti dhe Yoane Wissa.
Gjithsesi skuadra e Ange Postecoglou barazoi me anë të Emerson Royal në “limitet” e pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar, por rezultati nuk do të ndryshonte. Thomas Strakosha e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli për Brentfordin.
KOHA JONË SONDAZH

