Totti kthehet në fushë pas tërheqjes në një skuadër me yje të tjerë, ‘shënon’ edhe gol (Video)

I dha fund futbollit me mbylljen e sezonit të kaluar, por duket se legjenda e Romës, Francesco Totti nuk mund të rrijë për shumë kohë jashtë fushës, dhe është rikthyer të luajë sportin më të bukur në botë.

Ai ka shkuar në Gjeorgji për një ndeshje bamirësie të organizuar nga Federata Gjeorgjiane e Futbollit dhe Kakha Kaladze bashkë me yje të tjerë të larguar nga futbolli por që kanë bërë historinë si Rivaldo, Shevchenko, Zanetti, Crespo, Maldini e Abbiati.

Ashtu siç pritej, legjendat kanë dhënë shfaqje në fushën e blertë duke magjepsur tifozët gjeorgjianë .

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Francesco Tottin në Gjeorgji ishte një ditë mjaft e veçantë pasi i vishte për herë të parë këpucët e futbollit që nga lamtumira e “Olimpicos”. Ai tregoi edhe njëherë klasin kur dha një asistim për Míchel Salgado, që përfundoi në gol.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?