Totti rrëfen pengun e madh të karrierës: Doja të luaja me “Fenomenin”

Legjenda dhe ikona e Romës, Francesco Totti, në një intervistë për “Corriere Della Sera”, pasi vari këpucët në “gozhdë”, foli rreth karrierës së tij me ekipin e jetës, eliminimin e Italisë dhe pengun më të madh si futbollist.

“Nuk e imagjinoja kurrë një eliminim të Italisë, do më duket i çuditshëm ky Botëror pa Italinë ”, deklaron ish-kapiteni i Romës.

Përsa i përket presidentit të ri të federatës, Toti mendon se këtë post duhet ta marrë miku i tij Damiano Tomasi. Ai foli dhe për pengun e tij të karrierës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithmonë e kam thënë dhe e përsëris, një nga pengjet më të mëdha të karrierës sime është që nuk luajta me Ronaldo fenomenin. Do të ishte një ëndërr e imja, pasi ai ka shënuar shumë gola, por me siguri me mua do të kishte shënuar më shumë”, ka mbyllur deklaratën e tij Totti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?