Trajnerë të mëdhenj, por lojtarë mediokër. Ja historia e 20 menaxherëve të Premier Ligës

Sot ia kanë dalë të ngjiten në shkallën e fundit të profesionit të trajnerit, por historia e 20 menaxherëve të Premier Ligës nuk ka qenë kurrë kaq e suksesshme në ditët kur ata vetë luanin futboll. Disa u ngritën sigurisht në nivel të lartë, por shumica e tyre zor se kanë pasur një impakt. Por le t’u hedhim të gjithëve një sy për të kuptuar më shumë rreth karrierës së tyre si futbollistë.

Venger

ARSENAL (ARSEN VENGER) – Erdhi si një trajner i panjohur në futbollin anglez 21 vite më parë, pas një karriere të errët si futbollist, vitet e së cilës i kaloi duke patrulluar në mesfushë në kategoritë inferiore të Francës, për ta fituar titullin kampion vetëm në fund të karrierës. E nisi me Mutzig në 1969, përpara se ta mbyllte karrierën 10 vite më vonë me Strasburgun.

Swiss Digital Desktop Reklama

arsen venger

Swiss Digital Mobile Reklama

BORNMËTH (EDI HAU) – Siç ndodh rëndom me trajnerët e rinj, dëmtimet ndikuan në mbylljen e hershme të karrierës së Edi Haut. Luajti me Bornmëthin mbi 200 ndeshje, përpara se të bëhej blerja e parë e Herri Redknapit te Portsmuthi në 2002. Por një dëmtim në gju në debutimin e tij bëri që të rikthehej në “Dean Court”, ku luajti edhe për 3 vite të tjera, përpara se të varte këpucët në gozhdë në moshën 29- vjeçare dhe të bëhej zv/trajner i ekipit rezervë. Një vit më vonë, mori drejtimin e skuadrës së parë nga Xhimi Kuin.

BRAJTON (KRIS HJUXHTON) – Një karrierë e kaluar si mbrojtës i majtë te Totenhemi (mbi 400 ndeshje nga 1979-’90). Fitoi dy Kupa FA dhe ngriti edhe Kupën UEFA në 1984. Shkoi edhe në “Euro 1988” dhe Botërorin 1990 me Republikën e Irlandës.

BËRNLEJ (SHON DAJÇ) – Një produkt i Notingem Forestit në fund të viteve 1980, me legjendën Brajën Klaf në stol, por Shon Dajç nuk luajti një ndeshje të vetme me skuadrën e parë. Më pas, qendërmbrojtësi u transferua për 7 vite te Çestërfilld në kategorinë e dytë. 18 vite karrierë, e cila vijoi te Miluolli dhe Uotfordi, përpara se të varte këpucët në gozhdë te Northemptoni (2007).

ÇELSI (ANTONIO KONTE) – Konte është një tjetër histori. Pas 6 viteve me Leçen, mesfushori luajti për 13 vite te Juve dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit: fitoi 5 tituj kampion, Champions-in dhe Kupën UEFA.

Antonio Konte

KRISTAL PALAS (ROI HOXHSON) – Duke qenë se është një trajner shumë kozmopolit, është e çuditshme që Hoxhson gjatë karrierës së tij si futbollist, vetëm njëherë luajti jashtë, një vit në Afrikën e Jugut. Sot trajneri i Palasit është atje ku ai e nisi si futbollist. Përveç një viti me Berea Park të Pretorias, ai nuk u largua kurrë nga jugu i Anglisë, ku luajti edhe për disa skuadra anonime. Në 1974-ën nisi karrierën si trajner i klubit suedez Halmshtad. Sot, pas 43 vitesh, është ende i fortë në këtë profesion.

EVERTON (DEJVID ANSUORTH) – Erdhi nga fidanishtja e Evertonit. Debutoi në 1992 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi të fundit trofe të rëndësishëm, në vitin 1995. Emigroi për pak edhe tek Uest Hemi dhe Aston Vila.

HADËRSFILLD (DAVID VAGNER) – Nuni i Jyrgen Klopit luajti në Gjermaninë e tij me Shalken, ku fitoi edhe Kupën UEFA në 1997. Pavarësisht se luajti me moshat e kombëtares gjermane, ai veshi fanellën e SHBA-së (për shkak të origjinës amerikane të babait). Gjatë 15 viteve karrierë, sulmuesi luajti për 8 klube përpara se të bëhej ndihmësi i Klopit që e ndihmoi në profesionin e ri.

LEIÇESTER (KLOD PUEL) – E nisi me Kastres Fc përpara se t’i binte në sy Monakos në 1977. Ai qëndroi 19 vite në “Stade Louis II” dhe 7 vite luajti nën urdhrat e Vengerit si mesfushor defensiv: 601 ndeshje në total, fitoi dy tituj kampion në Francë dhe 3 kupa.

Puel

LIVERPUL (JYRGEN KLOP) – Mjafton të themi që e nisi si sulmues dhe e mbylli si mbrojtës gjatë 14 viteve, 11 prej të cilave i luajti te Mainci. Duke luajtur si mbrojtës, lexoi mirë lojën dhe mësoi shumë për profesionin e tij të ardhshëm. Kur trajneri i Maincit, Ekhard Kraucun, u shkarkua në shkurt 2001, e zëvendësoi Klop dhe pjesa tjetër është histori.

klopp

MAN. SITI (PEP GUARDIOLA) – Ndoshta lojtari më i mirë që menaxhon sot në Premier Ligë: 6 tituj kampionë në Spanjë, Kupë Kampionësh dhe Kupë Kupash në karrierën 18-vjeçare me Barçën. Por karriera e tij si trajner e eklipson totalisht atë edhe me “Dream Team”.

Guardiola

MAN. JUNAJTID (ZHOZE MURINJO) – Hyri në futboll për të ndjekur gjurmët e të atit, por nuk u bë kurrë një futbollist. Një karrierë as prej 100 ndeshjesh si profesionist në qendër të mesfushës për Rio Ave, Belenenses dhe Sisimbra përfundoi në 1987. Pavarësisht kurseve si trajner, iu desh ta fillonte si përkthyes i Bobi Robsonit te Sporting Lisbona.

Murinjo

NJUKASËLL (RAFAEL BENITEZ) – Një tjetër takticien i futbollit modern që arriti majën, për shkak se ishte një lojtar i rëndomtë. Erdhi nga radhët e Realit në vitet 1970, ndërsa diplomohej për mësues fizkulture. U tërhoq që 26 vjeç nga futbolli, përpara se të rikthehej te Reali si trajner i të rinjve.

SAUTHEMPTON (MAURICIO PELEGRINO) – Një qendërmbrojtës shtatlartë, luajti 9 vite në Argjentinë për Velez përpara se të huazohej te Barça e Van Galit. Por vitet më të bukura i kaloi te Valencia: fitoi dy tituj kampion dhe Kupën UEFA për skuadrën e Kuperit dhe Benitezit.

STOK SITI (MARK HJUXHS) – Bomberat vrasës nuk para bëhen trajnerë të mirë, por Mark Hjuxhs është nga të paktët që bën përjashtim. Uellsiani kaloi 18 vite të lavdishme, shumicën për klubet e mëdha të Junajtid përpara se të luante edhe për Barçën dhe Bajernin: 224 gola në 799 ndeshje do t’ia kishin zili shumë bashkëkohës të tij.

SUONSI (POL KLEMENT) – Nuk arriti dot të luante kurrë si profesionist. Karrierën e trajnerit e nisi si profesor fizkulture në Qendrën e Ekselencës së Çelsit, kur ishte vetëm 23 vjeç.

TOTENHEM (MAURICIO POÇETINO) – Doli nga Njuells në Argjentinë. Ish-qendërmbrojtësi luajti për dy vite me Espanjolin duke fituar dy herë Kupën e Mbretit. Luajti edhe me PSG-në dhe Bordonë në Francë.

poketino

UOTFORDI (MARKO SILVA) – Gjatë karrierës 15-vjeçare si mbrojtës i djathtë, ai nuk u largua kurrë nga Portugalia dhe thuajse qëndroi gjatë gjithë kohës në Lisbonë. Atje luajti vetëm dy ndeshje në elitë për Belenenses dhe Kampomaiorense.

UEST BROM. (GERI MEGSON) – Një mesfushor i ashpër që luajti për 9 klube gjatë karrierës 18- vjeçare.

Mojes

UEST HEM (DEJVID MOJES) – Një tjetër qendërmbrojtës që u bë trajner. Luajti për Sëlltikun dhe për Kembrixhin, Bristolin dhe Shrusbërin në Angli. Karrierën si trajner, skocezi e nisi në Islandë./PanoramaSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?