FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Italisë: Na duhet fitore ndaj Shqipërisë

Trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Shqipërisë.

Ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke u shprehur: “Jam shumë i qetë. I kam parë futbollistët e mi të stërviten mirë. Megjithatë duhet të përmirësohemi. Personalisht jam i kënaqur me ato çka kam parë nga skuadra në këto 14-15 muaj.

Mund të bënim diçka më shumë në këto Eliminatore, sigurisht. Por, gjithsesi nuk mund të ankohemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria? Të luash këtu për herë të parë dhe për më tepër për Eliminatore të Botërorit është një moment historik për shqiptarët. Do të jetë një ndeshje interesante edhe pse jemi të kualifikuar për në play-off.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të fitojmë për të qenë në krye të skuadrave gjatë shortit të play-off-it”, deklaroi trajneri i Italisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?