FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Kukësit i kërkon falje tifozëve: Do ta kalojmë këtë moment!

Kukësi ditën e djeshme pësoi një tjetër disfatë në kampionat 3-2 ndaj Laçit. Situata te nënkampionët e vendit nuk është aspak e mirë, të paktën në aspektin psikologjik. Pas largimit të trajnerit Skënder Gega, tashmë drejtimin e kuksianëve e ka marrë zëvendësi Rraman Hallaçi. Një ditë pas humbjes, ai ka sqaruar arsyet e humbjes dhe ka kërkuar falje.

“Dëshiroj te ndaj një mesazh të shkurtër me tifozët kuksjanë. E di që këto nuk janë rezultatet për te cilat kemi punuar të gjithë së bashku ndaj jam i zhgënjyer po aq sa jeni dhe ju, si kuksjan, ish-kapiten dhe aktualisht trajner i Kukësit dhimbjen po e ndjejmë njësoj si ju,për ketë ju garantoj. Skuadrën e kam marrë dy here ne gjendje të renduar psikologjikisht, ky është fakt.

Herën e pare ja dola dhe nuk do te dorëzohem as herën e dytë. Bashkë me stafin teknik, me drejtuesit, me lojtarët dhe mbi te gjitha me ju tifozët kuksianë, të bashkuar me shume se kurrë, në këtë moment të vështirë do ta kalojmë dhe këtë moment krize që mund t’i ndodhë çdo skuadre. E kisha për detyre dhe e ndjeja në shpirt e zemër këtë mesazh ta ndaja me ju tifozët e Kukësit. Edhe një herë tjetër, ndjesë për rezultatet negative,”– shkruan në mesazhin e tij trajneri i verilindorëve, Rrahman Hallçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?