Trajneri i Lacios i thur elozhe Strakoshës: Bëri një pritje që është sikur të kishte shënuar një gol

Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, ka lavdëruar paraqitjen e portieri shqiptar Thomas Strakosha pas ndeshjes së sotme të fituar 0-3 në transfertë ndaj Veronës.

“Një nga elozhet sot i shkon Strakoshës, autor i një pritjeje të jashtëzakonshme në momentin kur Verona mund të rikthehej në ndeshje. Është si të kishte shënuar gol. I kërkoj vetëm që të mbetet i përulur dhe të vazhdojë të përmirësohet”, tha Inzagi.

Paraqitja e portierit të kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 6.5 nga sajti italian “Tuttomercatoweb”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?