Trajneri i Laçit: Lojtarët nuk duan të komandohen, duhet t’i binden trajnerit

Trajneri i Laçit Stavri Nica kritikoi skuadrën pas barazimit 1-1 me Skënderbeun, duke hedhur akuza ndaj lojtarëve.

“Filluam mirë ,ekipi funksionon taktikisht, por te sulmi lart pashë një lojtar që taktikisht duhej të veprojë gjithë kohës me kontroll dhe pasim të fundit. Ka shumë probleme në organizim taktikisht. U thashë lojtarëve që Skënderbeu është i disiplinuar taktikisht dhe duan të promovohen. Janë më të komandueshëm taktikisht, ndryshe është tek ne.

Duhet të binden që ai organizon skuadrën është trajneri. Nuk kanë qejf të komandohen. Mendoj që me përqendrim, organizim dhe stërvitje duhet të ketë intensitet, duhet të ketë shpirtin e garës, pavarësisht se paguhen mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është ekip i kompletuar. Por nuk kanë mentaliteti ne duhur, dëmtimet e shumta tregojnë që nuk janë stërvitur si duhet, nuk jemi në tonusin e duhur. Qenka e vështirë këtu, gjithë strategjia është që të mbahet pjesën më të madhe përgjegjësisë së lojës. Kam bërë 10 ndërrime në 10 ndeshje, jemi të dërrmuar”, u shpreh Nica.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?