Trajneri i Portugalisë flet për Ronaldon: Shpresoj t’i bëhet drejtësi për Topin e Artë
Italia dhe Portugalia janë gati për t’u përballur në “San Siro” për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Luzitanët e nisin të favorizur pasi kanë në dispozicion dy nga tre rezultatet, ndërkohë që nuk do të kenë në dispozicion Cristiano Ronaldon. Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, i cili e ka lënë jashtë listës 5 herë fituesin e “topit të Artë” nuk i ka mbyllur dyert për një grumbullim të mundshëm në të ardhmen.
“Në këtë moment jemi të përqendruar te kjo ndeshje, në mars do të shohim. Nuk ka asnjë skuadër në të cilën ka luajtur Cristiano Ronaldo dhe që nuk i ka ndihmuar. Është futbollisti më i mirë në botë dhe kjo mjafton. E rëndësishme është që ai të tregojë se është më i mirë, shpresojmë që të bëhet drejtësi dhe të fitojë “Topin e Artë”.
Me Italinë do të jetë një ndeshje e madhem, pasi zbresin në fushë dy ekipe të forta me shumë kualitete. Në dy muajt e fundit Italia ka pasur një evoluim të rëndësishëm”, deklaroi Santos. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

